Shqiptarët kapen me 500 mijë paund kokainë, sulmojnë policinë

Shqiptarët kapen me 500 mijë paund kokainë, sulmojnë policinë

Tre shqiptarë u kapën me 500 mijë paund kokainë të pastër.

Ata ishin duke trafikuar lëndën narkotike të llojit A, ndërsa kanë sulmuar edhe oficerët e policisë. Policia iu gjeti atyre edhe karta identiteti false, që i kishin në banesë, shkruajnë mediat britanike.

Denis Markeci, 29 vjeç dhe Endri Cena, 26 vjeç, akuzohen për posedim të drogës të llojit A dhe për sulm ndaj tre oficerëve policorë të Britanisë.

Ata u akuzuan gjithashtu se posedonin dokumente identiteti të rremë së bashku me Dorian Zilin, 25 vjeç.

foto galeri