Shqiptarët në Parlamentin serb nuk do ta votojnë qeverinë e re – kritikohen nga e mandatuara Ana Brnabiq

Ana Brnabiq me siguri se do të vazhdojë mandatin e saj si kryeministre e Serbisë, meqë prapë është e mandatuara për këtë pozitë, por ajo nuk do ta ketë votën e shqiptareve. Shaip Kamberi ka thënë se arsye për mosvotën e tyre është sjellja e shtetit serb në raport me shqiptarët e Luginës.

Shqiptarët në Parlamentin serb nuk do ta votojnë qeverinë e re – kritikohen nga e mandatuara Ana Brnabiq

Deputeti nga Lista Shqiptare në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë në seancën e parë të legjislaturës së re të Serbisë, se deputetët shqiptarë nuk do ta votojnë të mandatuarën, Ana Brnabiq, për kryeministre të Serbisë, njofton Insajderi.

Brnabiq i ka thënë Kamberit se me qëndrimin e tij ai “po diskrediton vetën dhe po refuzon dialogun”.

Por, Kamberi ka kritikuar “qëndrimin e shtetit të Serbisë ndaj pakicave dhe për këtë arsye lista nuk do të votojë për qeverinë e re”.

Sipas Brnabiq është e pavërtetë që qeveria e Serbisë ka qasjen tjetër ndaj pakicave krahasuar me pjesët tjera të Serbisë dhe se të gjithë i trajton njëjtë.

“Shteti ka të njëjtin qëndrim ndaj Bujanovcit dhe Preshevës si ndaj pjesëve të tjera të Serbisë”, tha kryeministrja në ardhje.

Ajo gjithashtu shtoi se si ajo personalisht si presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e “përkrahim pajtimin historik të serbëve dhe shqiptarëve”./Insajderi.com