Shqiptarët po përdorin Spanjën për të arritur në Britani të Madhe

Shqiptarët po përdorin Spanjën për të arritur në Britani të Madhe

Mijëra emigrantë gjatë këtij viti kanë tentuar që nëpërmjet Spanjës të shkojnë në Britaninë e Madhe.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se rreth 1800 njerëz janë ndaluar vetëm këtë vit, apo pesë herë më shumë se gjatë gjithë vitit 2016, shkruan “Daily Mail”, përcjell albinfo.ch.

Shumë emigrantë janë nga Siria, Iraku e Afganistani, por edhe nga Shqipëria.

Ata nuk zgjedhin forma për të shkuar. Qëllimi i vetëm është shkuarja në Britani të Madhe. Madje, shpesh herë edhe në kontejnerë të mallrave.

Herën e fundit janë ndaluar rreth 100 emigrantë, në mesin e tyre shumë shqiptarë nën moshën 18-vjeçare. Ata po shkonin nga Bilbao e Spanjës drejt Britanisë së Madhe.

Shqiptarët tentojnë shpesh edhe me anë të Francës të shkojnë në Britani të Madhe