Përfundim tragjik për historinë e shqiptarit Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 prill. Trupi i të riut u gjet i varur dhe në një gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.
Pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni i cili ishte i fikur. Sipas policisë i riu ishte vetëvrarë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër. Ata madje janë shkrehur se ai mund të jetë vetëvrarë ditën kur u denoncua i zhdukur.
Hetimi për gjetjen e Licajt u bë nga karabinieri i Raguzës, ndihmuar nga vullnetarë të shumtë, si dhe të afërmit e Licajt, të cilët kishin ikur nga Shqipëria për të kontribuar në kërkimin e tij.
Licaj kishte shkuar në Itali që në janar dhe ishte në kërkim të një pune. Ai u largua natën e 30 prillit nga Marina di Ragusa, ku ishte mysafir tek kushërinjtë e tij dhe nuk u kthye më.