Shqiptari Bleri Lleshi përzgjidhet Ambasador i Paqes

Shqiptari Bleri Lleshi përzgjidhet Ambasador i Paqes

Bleri Lleshi është përzgjedhur Ambasador i Paqes prej OJQ Pax Christi, një lëvizje internacionale që u shfaq pas Luftës II Botërore. Qytetari nga Brukseli u bë i famshëm si shkrimatar dhe filozof, por gjithashtu e ligjëron në UCLL, Universiteti i Shkencave të Aplikuar dhe është përkushtuar në çështjet e emigrantëve illegal.

Bleri LLeshi u rrit si Blerim Gjonbalaj në Shqipëri, në kohën e diktatorit Enver Hoxha dhe iku në Belgjikë në moshën 18 vjeç, kur filloi të studionte filozofi dhe shkenca politike e sociale në VUB. Pas studimeve filloi të punojë me të rinjtë në nevojë në qytetin e Brukselit, ku edhe u vetdijësua për nevojat e mëdha të bashkëqytetarve të tij.

Image result for bleri lleshi ambassador of peace

Librat dhe kolumnat

Këtu ai filloi angazhimin e tij kundër pabarazisë dhe ndërkulturalizimit.Ai shkroi për këtë në librin e tij “Identity and Interculturality” (Identity construction among young people in Brussels) në vitin 2010 dhe bëri disa dokumentarë.

LLeshi fitoi shumë famë në vitet e fundit përmes librave dhe kolumnave në gazeta dhe revista. Në 2016 ai shkroi “Dashuria në kohën e frikës” dhe në 2017 Inaya, letra për fëmijën tim. Në 2018 doli libri i tij i ri “Fuqia e Paqes” në të cilin ai ndërlih shembuj nga e sotmja me jetën dhe mendimet e Martin Luther King JR.

Në 2014, Ambasadori i ri i Paqes mori çmimin për Emancipim nga VOEM (Association for Development & Emancipation of Muslims). Ai e përcjelli këtë çmim për La Voix des Sans Papiers, një organizatë që do kujdeset për fatin e emigrantëve të padukumentuar.