fbpx

Shqiptari më i famshëm në Amerikë nuk heq dorë nga vendimet e tij

Shqiptari më i famshëm në Amerikë nuk heq dorë nga vendimet e tij

Martin Shkreli është shqiptar i pasur që jeton në Amerikë dhe një vit më parë ishte bërë i famshëm kur kishte rritur çmimin e një ilaçi shërues për katër mijë për qind .

Gjatë një interviste për televizionin amerikan Bloomberg, Shkreli ka thënë se ai po ta kishte mundësinë do ta merrte të njëjtin vendim edhe sot, raporton Mashable.

“Për shkak se rritja e çmimeve ka ngecur, si të thuash, me të vërtetë ky ishte misioni kryesor që kisha, i cili ishte për të rritur çmimin dhe në këtë mënyrë për të gjeneruar rritjen e të ardhurave, e cila edhe ka ndodhur, kështu që unë jam i lumtur në lidhje me këtë”, ka thënë Shkreli.

Shkreli është pjesë e një kuadri të drejtuesve farmaceutik që kanë ardhur nën shqyrtim publik për rritjen e çmimeve, njofton Insajderi.

Pothuajse një vit pas rritjes së çmimeve nga kompania Mylan e Martin Shkrelit, u bë fokusi i zemërimit publik kur konsumatorët kishin vërejtur se kompania sistematikisht kishte ngritur çmimin e ilaçit i cili shërben për kurimin e virusit AIDS.

Shkreli nuk ka punuar mjaftueshëm në lidhje me publikun në mënyrë që të rindërtojë imazhin e tij. Ai ka thënë për Bloomberg se rritja e çmimit është “hedhur në proporcion.”

Shkreli do të shkoj në gjyq këtë verë për manovra të paligjshme financiare të bëra në ish-kompaninë e tij. /Insajderi.com