Shqiptari në Zvicër i pret kryet gjyshes derisa falet – Mbetet enigmë arsyeja

Shqiptari në Zvicër i pret kryet gjyshes derisa falet – Mbetet enigmë arsyeja

Në një ndërtesë banimi në Frauenfeld, mbrëmjen e së martës është vrarë një grua, edhe atë nga nipi i saj, që të dy me prejardhje nga Maqedonia, shkruajnë mediat zvicerane.

Disa orë më vonë, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi një 19-vjeçar në Aeroportin në Kloten. Personi i arrestuar i cili njëherësh ka edhe nënshtetësi italiane, është i dyshuari kryesor për vrasjen.

Menjëherë pas krimit, Fatmir T. shkoi në një stacion policor dhe e dorëzoi telefonin e tij celular. Kjo është konfirmuar nga Policia Kantonale e Thurgaut, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

Pasi në këtë moment, ende nuk ka pasur ndonjë thirrje emergjente për krimin e kryer, policia nuk ka pasur kurrfarë njohurish dhe nuk ka pasur arsye ta arrestojë. Mbetet e paqartë përse ai e ka dorëzuar celularin në polici, nëse ka dashur të lokalizojë vendngjarjen, apo ndoshta edhe ka regjistruar momentin e krimit. Telefoni celular do të hulumtohet me forenzikë.

Sipas disa deklaratave, i riu kishte kohë që kishte pasur probleme psikike. Thuhet se këto u bënë të dukshme rreth një muaj më parë. “Ai ishte pranuar në një klinikë në Frauenfeld, por më pas është liruar”.

Siç raportojnë më tej banorët, familja, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër. Për herë të parë në Aadorf TG, ndërsa para një viti në Frauenfeld, informon Albinfo.ch.

Është kjo një vrasje që ka tronditur opinionin e gjerë zviceran dhe ate shqiptar. Përse një i ri ka vepruar në një mënyrë aq brutale, duke ia prerë kokën gjyshes e cila në atë çast ka qenë duke u falur?! Në këtë pyetje është përgjigjur psikiatri forenzik zviceran Ralph Aschwanden, i cili ka deklaruar se mundësia e parë është që tek nipi të jetë thelluar urrejtja ndaj gjyshes që po e kritikonte për mënyrën e dështuar të jetesës. Mundësia e dytë mund të ketë qenë për motive psikotike.

Me këtë rast, në vetëdijen e tij, ai nuk e ka vrarë gjyshen, por ndonjë figurë të tmerrtë që iu është paraqitur. Më pas, psikiatri ka shpjeguar se mundësia tjetër mund të ketë qenë një dënim religjioz radikal për një qëndrim religjioz të gabuar, të ashtuquajtur vetëdrejtuesi.

Kjo formë arkaike e dënimit mund të haset më së shumti në grupet islamike radikale, ka pohuar më tej psikiatri Ralph Aschwanden, informon Albinfo.ch.

Ai më tej ka thënë se edhe konsumimi i lëndëve narkotike mund të ketë ndikuar në këtë krim makabër.