Shqiptari vret gruan në sy të fëmijës 8-vjeçar

Shqiptari vret gruan në sy të fëmijës 8-vjeçar

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Udine. Siç shkruajnë mediat italiane, krimi ka ndodhur në banesën e çiftit, ku shqiptari ka masakruar me thikë gruan e tij e më pas ka telefonuar policinë.

‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan tim’, mësohet se kanë qenë fjalët e shqiptarit të thëna në telefon për policinë. Ngjarja bëhet edhe më e rendë pasi krimi ka ndodhur në sytë e fëmijët 8 vjeç të çiftit. Sipas hetimeve të para, burri prej disa muajsh nuk punonte dhe ishte gruaja ajo që kujdesej për familjen. Në shtëpi në kohën e krimit, rreth orës 09:00, ishte edhe djali i tyre 8-vjecar. Pasi telefonoi për krimin, burri.

37-vjecar, nuk tentoi të arratisej. Ai ka pritur sa të mbërrinin karabinierët. Kur mbërriti policia burri u gjet afër gruas së gjakosur. Ajo ishte 30-vjec dhe mes çiftit flitet se kishte debate së fundi. Shqiptari është vënë në pranga, ndërsa fëmija është marrë nga shërbimet sociale dhe psikologia për shkak të gjendjes së tij të rënduar.