Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë, ka shqiptuar 952 gjoba për mosrespektim të" />

Shqiptohen 952 gjoba anti-COVID

Shqiptohen 952 gjoba anti-COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë, ka shqiptuar 952 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID’19, përcjell Insajderi.

Tiketat janë shqiptuara në bazë të ligjit anti-COVID’19 të miratuar nga Qeveria e Kosovës si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së Coronavirusit.

Qeveria e Kosovës, me masat e reja ka ndaluar qarkullimin, përkatësisht, kryerjen e aktiviteteve të biznesit nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.

926 gjoba janë lëshuar edhe për mosrespektim të rregullave të trafikut.

Tutje në raportin e policisë, thuhet se 16 persona janë arrestuar, si dhe 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje, /Insajderi.com