Shqyrtimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje – opozita e kundërshton nismën

Shqyrtimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje – opozita e kundërshton nismën

Iniciativa e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, ka hasur në kundërshtim nga partitë opozitare, njofton Insajderi.

E para ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e cila ka thënë se veprimi i qeverisë është shkelje flagrante.

“Nuk keni vendim të Kryesisë për këtë mbledhje. Rregullorja e punës së Kuvendit neni 54 pika 4 e saktëson këtë pjesë”, tha jo.

Kundër ka dalë edhe AAK. Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri tha se një ligj  i tillë nuk ka kurrfar lloj urgjence.

“Po diskutojmë sikur të kishim një ligj të luftës. Kjo praktikë e kapjes, e natës është e habitshme. Gjithçka kisha prit nga Kurti por jo që të na sjellë një ligj në pikë të natës”, u shpreh ai.

Tutje Tahiri kërkoi që ligji në fjalë mos të dërgohet tutje.

“Kjo është habia më e madhe për mua. E kam një kërkesë z. kryesues është mirë me marrë një vendim unanim dhe mos me dërguar më tutje këtë ligj. Ndaleni qetu se është gabim, ta ndalim sepse i bëjmë vendit por në këtë formë unë nuk besoj që ka të bëjë me reforme zgjedhore e as me diasporë. Jeni tu hi dallash në një rrugë që nuk i sjell të mira vendit. Po e shoh në ftyrat e juaja që as ju nuk po i besoni kësaj”, deklaroi ai.

Driton Selmananj nga LDK ka kërkuar gjithashtu që Qeveria të tërhiqet nga nisma e Ligjit për Zgjedhjet.

“Po më vjen keq për situatën e juaj, sepse e keni nis shumë mbrapsht. Nuk kemi mundur për një dekadë me mbyll dhe ju po doni natën me mbyll këtë temë, është e papranueshme. Ne si LDK  iu lutemi që të tërhiqeni nga kjo punë”, tha Selmanaj./Insajderi.com