ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e infermires nga COIVD-19

ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e infermires nga COIVD-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor, me rastin e vdekjes së infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti.

E ndjera ishte e infektuar me COVID-19.

“Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u trajtua për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Znj. Miradije ishte një infemiere e jashtëzakonshme, e cila, me përkushtimin më të madh, i shërbeu pacientëve për vite me radhë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./Insajderi.com

May be an image of 1 person