
Sot Bayern Munchen mund të shpallet kampion i Bundesliga, që i bie dy xhiro para fundit të sezonit.
Përball ka Werder që është vendës, në Weserstadion, e në rast fitoreje të ekipit mysafir, Bremen do të kishte probleme serioze për të mbijetuar.
Aktualisht, Bayern ka 73 pikë, shtatë pikë para vendit të dytë Borussia Dortmund.
Werder ku luan Milot Rashica, është në pozitën e 16-të, atë të parafundit me vetëm 17 pikë nga 31 ndeshje të zhvilluara.
Bayern Munchen që drejtohet nga Hans-Dieter Flick, në rast se e fiton sot ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:30, do të shpallet kampion për herë të 30-të në Bundesliga.
Vec kësaj, do të ishte hera e tetë rresht që skuadra del e para në kampionatin gjerman.
Ekipi bavarez, mbanë rekord në titujt e kampionatit, porse ka edhe shumë trofe të tjerë të fituar.
DFB Pokal 19 tituj, DFB Supercup 7 tituj, Champions League 5 tituj, UEFA 1 titull, UEFA Cup Winners Cup 1 titull, UEFA Super Cup 1 titull, Intercontinental Cup 1 titull dhe FIFA Club World Cup 1 titull.
Skuadra gjermane e ka të fituar edhe tripletën, në vitin 2013, kur u doli kampion në Bundesliga, Kupë të Gjermanisë dhe Champions League.
/Insajderi.com/