Shtatë pacientë në QKUK në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Shtatë pacientë në QKUK në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Shtatë persona të prekur me koronavirus në Klinikës Infektivë më QKUK janë në gjendje më të rëndë.

Kështu ka thënë për Insajderi infektologu, Salih Ahmeti.

“Shtatë prej tyre tyre janë në gjendje më të rëndë , kjo është një gjendje e pritshme e pacienteve por janë duke u menaxhu me shpresë që përmirësohen, presim që pas ofrimeve shëndetësore të kenë edhe këta përmirësime ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë”, ka thënë infektologu për Insajderin.

Në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 33 persona të prekur me COVID-19.

Deri më tani numri i të infektuarve nga ky virus ka arritur në 88, teksa është shënuar edhe viktima e parë, dhe është shëruar tjetri./Insajderi.com