Shtatë persona plagosen në një funeral në Milwaukee të ShBA

Shtatë persona plagosen në një funeral në Milwaukee të ShBA

Shtatë njerëz u qëlluan me armë zjarri të mërkurën nga një makinë e dukshme jashtë një shtëpie ku po mbahje një ceremoni funerale në Milwaukee, tha kryetari i bashkisë së qytetit, raporton Associated Press (AP).

Kryebashkiaku Tom Barrett tha që shtatë persona u goditën kur një person po kalonte afër shtëpisë së varrimit dhe hapi zjarr. Shefi i Përkohshëm i Policisë Michael Brunson tha se të gjithë të plagosurit pritet të mbijetojnë dhe se janë në gjendje të qëndrueshme, të cilët pastaj u dërguan në një spital lokal, transmeton Insajderi.

Viktimat ishin burra dhe gra, duke filluar nga mosha 20 deri 48 vjeç, tha Brunson. Ai tha se policia është ende në kërkim e një të dyshuari dhe se policia ka kërkuar ndihmën e publikut në identifikimin e qitësit.

“Kjo është një situatë e paqëndrueshme. Ky akt i pacipë i bërë në mes të ditës është thjesht i papranueshëm për qytetin tonë”, tha shefi i policisë Brunson. Ndërsa, në anën tjetër, kryebashkiaku Barrett i quajti të shtënat “një shembull i çmendurisë që po shohim” me numrin e armëve në rrugët e Milwaukee. /Insajderi.com