Shtatë persona të arrestuar për terrorizëm në Francë

Shtatë persona të arrestuar për terrorizëm në Francë

Autoritetet në Francë thonë se e kanë shkatërruar një qark terrorist, që kishte përgatitur komplot në Francë.

Ministri i brendshëm, Bernard Cazeneuve, tha sot se 7 individët me origjinë franceze, marokene dhe afgane, janë arrestuar në qytetet Strasburg dhe Marsej, gjatë fundjavës.

Arrestimi i të dyshuarve të moshës ndërmjet 29 dhe 37 vjeçare, “na mundëson ta parandalojmë sulmin terrorist të përgatitur gjatë në tokën tonë”, tha ministri Cazeneuve.

Ai nuk e ka identifikuar cakun e sulmit të planifikuar.

Franca mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, një vit pas sulmeve nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në Paris, nga të cilat ishin vrarë 130 vetë, shkruan rel.

Ministri Cazenueve tha se 418 vetë janë arrestuar në kuadër të operacioneve anti-terror prej fillimit të këtij viti.

Strasburgu është në gjendje alarmi të nivelit të lartë para fillimit të tregut të Krishtlindjeve më 25 nëntor.