Te Zvicra paraqiten pesë futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi
Tashmë dihen të gjitha pjesëmarrëset e Kampionatit Botëror, derisa shorti do të hidhet më 1 dhjetor në Moskë të Rusisë, shkruan albinfo.ch.
Shqipëria dhe Kosova nuk u kualifikuan në Kampionatin Botëror, por shqiptarët do të kenë ambasadorët e tyre, dhe nëse nuk ndryshon diçka, numri i tyre do të jetë shtatë.
Te Zvicra paraqiten pesë futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, derisa te Gjermania, Shkodran Mustafi, i cili ka fituar Kupën e Botës më 2014, duke u bërë shqiptari i parë që fiton një Botëror.
I fundit që siguroi pjesëmarrjen ishte Riza Durmishi me Danimarkën. Ai luan si mbrojtës i majtë, ka lindur në Danimarkë, derisa prindërit janë shqiptarë.