Shtatë të vdekur dhe 296 raste të reja me Coronavirus

Shtatë të vdekur dhe 296 raste të reja me Coronavirus

Shtatë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar edhe për 296 raste pozitive nga gjithsej një mijë e 695 mostra të marra.

Numri total i rasteve pozitive është 55 mijë e 135 nga 205 mijë e 352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe  një mijë e 399 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48 mijë e 572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 164.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Podujevë 31 raste, Malishevë 22 raste, Lipjan 15 raste, Suharekë 15 raste, Gjakovë 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Prizren 12 raste, Obiliq 10 raste, Drenas 8 raste, Vushtrri 7 raste, Dragash 6 raste, Gjilan 6 raste, Rahovec 6 raste, Viti 6 raste, Istog 3 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com

526 TË SHËRUAR DHE 296 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, January 15, 2021