Shtatë të vdekur e 564 raste të reja me COVID-19

Shtatë të vdekur e 564 raste të reja me COVID-19

Shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe 564 infeksione me COVID-19 janë regjistruar në njëzetekatër orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për 380 të shëruar me çfarë numri i të infektuarve që e kaluan COVID-19 arriti në 61.349

Numri total i vdekjeve ka shkuar në 1.634, ndërsa i rasteve në 71.908.

Rastet aktive janë 8.800, përcjell Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë. /Insajderi.com