Maqedonia e Veriut ka regjistruar shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 175 të infektuar, njofton Insajderi.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë testuar 1.733 persona
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venki Filipçe, ka deklaruar të dielën se procesi i vaksinimit me vaksinën anti-COVID do realizohet në tri faza.
Në fazë të parë do futen punonjësit shëndetësorë, në fazë të dytë personat që janë mbi moshën 65-vjeçare dhe në fazë të tretë janë personat e moshës së mesme./Insajderi.com