Shtatë të vdekur si pasojë e COVID-19

Shtatë të vdekur si pasojë e COVID-19

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit, për ta dërguar në 1.305 totalin e vdekjeve që nga 13 marsi.

Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar 270 infeksione me COVID-19 e 478 të shëruar.

Pasi numri i të shëruarve është më i madh sesa i të infektuarve, ranë rastet aktive në 9.966.

Numri i përgjithshëm i prekurve nga Coronavirusi shkoi në 50.405, ndërsa i të shëruarve në 38.134.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Vushtrri 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Prizren 8 raste, Ferizaj 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kamenicë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Viti 4 raste, Junik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Graçanicë 1 rast.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. /Insajderi.com