Shtatë tipat e njerëzve që duhet t’i largoni sa më parë nga vetja; Janë duke helmuar jetën tuaj

Shtatë tipat e njerëzve që duhet t’i largoni sa më parë nga vetja; Janë duke helmuar jetën tuaj

Nëse ndjeni se pas takimit me disa njerëz të caktuar , ju kanë shteruar energjitë, jeni agresivë e s’donë  të keni kontakte të tjera më me njerëz, atëherë dijeni se kanë qenë toksikë. Më poshtë Living do të përshkruajë shtatë tipat e njerëzve ‘helmues’ që duhet t’i largojmë sa më parë të jetë e mundur nga jeta jonë.

# 1 Thashethemexhinjtë

Jini të kujdesshëm ndaj njerëzve që thashetheme për të tjerët ! Ata mund të bëjnë të njëjtën gjë me të tjerët, për ju.

# 2 Kritiku

Këta miq të ‘ashtuquajtur’ nuk kanë këshilla ose sugjerime për ju , por kanë VETËM kritika. Ata nuk ju ofrojnë asnjë lloj zgjidhje, vetëm analizojnë veprimet tuaja e si përfunduat ju në një situatë.  Çfarëdo që që ju bëni nuk do e “fitoni” kurrë miratimin e kritikut. Psikologët  përshkruan këta njerëz si “vampira emocionuese”, të cilët duhet t’ju kritikojnë vazhdimisht në mënyrë që të ushqejjnë ndjenjën e tyre të vetvetes.

# 3 Xhelozët

Sipas Lifehack, njerëzit  ziliqarë gjithmonë do t’ju mërzisin për suksesin tuaj, nëse përpiqeni t’i bëni ata pjesë të tij apo jo. Këta lloj njerëzish shpesh do të hedhin poshtë arritjet tuaja dhe minimizojnë sukseset tuaja në mënyrë që të kënaqin zilin e tyre.

# 4 Narcistët

Psikologët i përshkruajnë këta njerëz si egoistë duke thënë se ata mendojnë se janë më të mirë se të gjithë rreth tyre.

# 5 Viktimat

Në një farë mënyre, njerëzit që vetëm viktimizohen arrijnë të rrotullojnë çdo situatë, në mënyrë që të përfitojnë e njerëzit e tjerë të ndjejnë keqardhje për ta.

# 6 Parazitët

Ata gjithmonë ushqehen nga energjia juaj pozitive, por sigurohen që të shkarkojnë energjinë e tyre negative. Ata janë miq vetëm për interes dhe do të jenë aty kur gjithçka të shkojë mirë. Kur ju të keni nevojë për ta , do të zhduken sa hap e mbyll sytë.

# 7 Kontrolluesit

Ata duan të jenë mbizotërues ! Përpiqen të drejtojnë gjithçka që sillet rreth miqësisë suaj. Madje kanë gudximin të ndërhyjnë dhe në jetën apo vendimarrjet tuaja. Burimi: David WOlfe