Shtatë viktima dhe 739 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shtatë viktima dhe 739 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, nga ku njoftohet se edhe 739 persona kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej tre mijë e 314 testime të kryera.

Nga ana tjetër edhe numri i të shëruarve nuk ka shënuar rënie. 469 qytetarë kanë rezultuar plotësisht të shëruar nga Coronavirusi, duke e çuar numrin e të shëruarve 42 mijë e 895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar. /Insajderi.com