Shtatë vjeçari vret babanë aksidentalisht në Tiranë

Shtatë vjeçari vret babanë aksidentalisht në Tiranë

Një fëmijë i moshës shtatë vjeç e ka vrarë aksidentalisht babanë e tij sot rreth orës 13:00 në Tiranë, transmeton Insajderi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën Sauk të Tiranës, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

Siç raportohet i mituri ka qëlluar babanë e tij R.B me armën e shërbimit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, raporton A2.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Viktima raportohet se është polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. /Insajderi.com