Shtatorja e Adem Jasharit do të dërgohet në rimodelim

Shtatorja e Adem Jasharit do të dërgohet në rimodelim

“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra”.

Kështu ka thënë menaxhimeti i qendrës tregtare “Abi Çarshia”, për Klan Kosova.

Përmendorja e Adem Jasharit në Prizren ka marrë kritika për shkak të formës joestetike. Kështu ajo pritet të largohet maksimumi gjatë kësaj jave.

“Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet”.

Por, nuk dihet për sa kohë do të përfundojë rimodelimi.

“Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi”. /Insajderi.com