Justin Bieber publikon imazhe nga shtëpia me vlerë prej 8.5 milionë dollarë

Justin Bieber publikon imazhe nga shtëpia me vlerë prej 8.5 milionë dollarë

Këngëtari i njohur, Justin Bieber ka ndarë me fansat imazhe nga shtëpia e tij e re, të cilën tashmë po e ndan me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin.

Çifti u zhvendos në shtëpinë e Beverly Hills në fillim të këtij viti, pasi u martuan në vitin 2018 dhe duket i mahnitshëm për t’u argëtuar edhe me shoqëri.

Në pronë ka pishinë dhe kopsht të gjerë, prona ka pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, një bodrum vere, dhomë kinema dhe bar.

Shtëpia u ndërtua fillimisht në vitet 1930, por ishte rinovuar gjerësisht për të krijuar një shtëpi moderne luksoze.

Përndryshe, Justin dhe Hailey janë martuar në fshehtësi në shtator të vitit të kaluar, teksa po planifikojnë edhe për një martesë të dytë.