Shtëpia e Bardhë: Gjasat janë të vogla për një takim Trump – Kim Jong Un

Shtëpia e Bardhë: Gjasat janë të vogla për një takim Trump – Kim Jong Un

Një takim midis presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un, ka pak gjasa të ndodh, ka thënë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Edhe pse më parë Shtëpia e Bardhë kishte thënë se Trump do të takohet me Kim Jong Un, tani gjasat duken të jenë shumë më të vogla, raporton Reuters.

Trump ka thënë se do të ishte i gatshëm të takonte Kim Jong Un në kushte të duhura, kishte thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, disa muaj më parë.

“Është e qartë se ne po shkojmë më larg, jo më afër këtyre kushteve”, ka thënë Sean Spicer të martën. /Insajderi.com