Shtëpia e prindërve të Tayna-s ‘vlon’ nga dhuratat

Shtëpia e prindërve të Tayna-s ‘vlon’ nga dhuratat

Reperja Tayna ka fansa të përbetuar dhe kjo duket.

E tani në këtë periudhe vetë izolimi dhe anulimi të koncerteve, fansat po ia dëshmojnë artistes se po u mungon shumë. Jo vetëm me mesazhe në rrjetet e saj sociale, por me dhurata të mirë menduara të gjitha për reperen, njofton Insajderi.

Çokollata, libra e parfume janë disa nga dhuratat që Tayna merr nga ndjekësit e saj.

“Kam fansat më të mirë në botë! Më sjellin dhurata tek shtëpia e prindërve thuajse çdo ditë. Faleminderit Aurita! Të dua”, ka shkruar Tayna në foton e publikuar në rrjet. Duket se reperja emocionohet jo pak nga ky gjest i fansave të saj, e me të drejtë. Sa për projektet e reja të Tayna-s, jemi ende në pritje. /Insajderi.com