Modelja shqiptare Emina Cunmulaj jeton prej kohësh në Amerikë me bashkëshortin Sam Nazarian dhe dy vajzat e tyre.

Së fundmi Emina është kthyer në venddlindjen e saj në Tuz për pushime. Ajo ka shpërndarë një foto në profilin e saj të Instagramit në të cilën shihet duke mbledhur pjepër.

Ndonëse është larg modelja gjithmonë e ka konsideruar vendlindjen shtëpi.
“Asnjë vend si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”, ka shkruar Emina krahas fotos.
