Shtëpia unike në Angli, arsyeja pse turistët mbesin të mahnitur

Shtëpia unike në Angli, arsyeja pse turistët mbesin të mahnitur

Shtëpia unike në Angli krijon një përshtypje të veçantë për vizitorët, të cilët pasi futen brenda saj kthehen me kokë poshtë. E quajtur “Upside Down”, që qëndron në çatinë e saj, është ide e inxhinierit Tom Dirse. Shtëpia unike është ndërtuar për të siguruar një mundësi të re për të bërë fotografi.

“Ne duam që ajo të jetë sa më realiste që është e mundur. Ndërsa kur realizojmë fotografi, ndihemi sikur jemi në shtëpinë e dikujt”, thotë Dirse. Vizitorët mund të shihen duke qëndruar në tavan, duke mbajtur mobiliet, duke shikuar nga dritarja ose duke shkuar në tualet.

Fotografitë e tyre shpërndahen masivisht në rrjetet sociale, pasi vetë ambienti dhe shtëpia ku shkrepen ato, e bëjnë një kujtim të paharrueshëm dhe të veçantë.  Kompania që e ndërtoi këtë shtëpi, tani numëron 4 të tilla.

Një shtëpi e tillë kaq tërheqëse, për të parën herë, u ndërtua në fund të vitit 2018 në Bournemouth, një vendpushim bregdetar në bregun jugor të Anglisë. Shtëpitë ndryshojnë me stinët si brenda ashtu edhe jashtë saj.

Turistët nga e gjithë bota marrin me vete kujtimet e bukura nga kjo shtëpi me stil të veçantë arkitekturor.