Shtetasi i huaj kapet në flagrancë duke vjedhur një shtëpi në Prishtinë

Shtetasi i huaj kapet në flagrancë duke vjedhur një shtëpi në Prishtinë

Një shtetas i huaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është zënë nga duke tentuar ta kryejë një vjedhje në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më 16 shkurt të këtij viti rreth orës 23:00, raporton Gazeta Insajderi.

“Prishtinë 16.02.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, i cili kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar të kryejë vjedhje të cilin viktima e kishte hasur në  shtëpinë së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com