
Policia tha të martën se ata kanë zbuluar një bandë të trafikimit seksual dhe arrestuan dy nga anëtarët e këtij grupi – një grek 48-vjeçar dhe një shqiptar 36-vjeçar – në Athinë. Policia po kërkon gjithashtu një grua 30-vjeçare shqiptare.
Sipas hetimeve, 48-vjeçari grek i gjente gratë me probleme financiare përmes internetit dhe i bindte ato që të vijnë në Greqi me premtimin e një pune. Pas mbërritjes së tyre në Greqi, ato vendoseshin në një apartament në Athinë.
Gratë pastaj do të kërcënoheshin me dhunë dhe do të detyroheshin të punonin si prostituta në shtëpitë publike rreth kryeqytetit të Greqisë.
Të dy të dyshuarit u paraqitën në prokurori një ditë më parë. /Insajderi.com