Shtetasja turke e dënuar me 10 vjet burgim, që mori identitetin e kosovares që jeton në diasporë

Përveç Nejdet Cesuroglu, Mario Millosheviq që kishin marrë lehtësisht identitetin e kosovarëve, edhe një shtetase turke e dënuar me dhjetë vjet burg ka marrë identitetin e gruas nga Kosova që jeton në diasporë.

Shtetasja turke e dënuar me 10 vjet burgim, që mori identitetin e kosovares që jeton në diasporë

Shtetasja turke, Ozden Gur, ka jetuar në Kosovë rreth dy vjet me identitet të një vajze nga Gjakova.

Kërkohej nga Interpoli për shkak të një dënimi prej dhjetë vjetësh në Turqi, shkruan Insajderi.

Në lagjen Mat në Prishtinë jetonte e qetë nën emrin, Filloreta Rama, e lindur më 16 tetor 1985 në Gjakovë.

Ndërkaq, Filloreta e vërtetë jeton në Gjermani.

Insajderi ka nisur publikimin e skandalit me vjedhjen e identiteteve nga kriminel të kërkuar nga Interpoli falë korruptimit të zyrtarëve të MPB-së.

Hulumtimi i plotë:

MPB NËN KTHETRAT E KRIMIT – TRAFIKANTË NDËRKOMBËTAR TË DROGËS PAJISEN ME SHTETËSI TË KOSOVËS

ADMINISTRATA NË DUAR TË KRIMIT: SI U PAJISEN ME SHTETËSI KOSOVARE TRAFIKANTËT TURQ TË DROGËS?