Shtetet e Bashkuara konfiskojnë 200 mijë maska ​​mbrojtëse të porositura nga Gjermania

Shtetet e Bashkuara konfiskojnë 200 mijë maska ​​mbrojtëse të porositura nga Gjermania

Raportohet se Shtetet e Bashkuara, kanë konfiskuar pajisje mbrojtëse që Gjermania i kishte porositur në Kinë. Raportimet e mediave u konfirmuan edhe nga Senatori i Brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel, mirëpo qeveria amerikane mohoi akuzat.

Bëhet fjalë për një sasi prej  200,000 maskash FFP-2, të porositura dhe të paguara nga Berlini. Ato u porositën nga një prodhues amerikan, por më pas u bllokuan në Bangkok, në mënyrë që ata të mos arrinin destinacionin e tyre aktual – Berlin, deklaroi Geisel, shkruan Welt.de.

“Ne aktualisht po supozojmë se kjo ka të bëjë me ndalimin e eksportit të maskave nga qeveria amerikane,” tha politikani i SPD.

Asgjë nuk mund të thuhet për sfondin e saktë në aeroport, por Geisel dënoi ashpër qeverinë e SHBA.

“Ne e konsiderojmë këtë një veprim të piraterisë moderne. Kjo nuk është mënyra se si merreni me partnerë transatlantikë. Edhe në kohë krizash globale, nuk duhet të ketë metoda të egra perëndimore. Unë nxis qeverinë federale të nxisë Shtetet e Bashkuara që të respektojnë rregullat ndërkombëtare”, tha Geisel.

Por Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pretendimet e Berlinit. Në një përgjigje zyrtare për portalin të lajmeve “t-online.de”, thuhet se  SH.B.A. nuk kishte konfiskuar ose marrë ndonjë maskë që duhej të dërgohej në një vend tjetër.

Një zyrtar i lartë i qeverisë i quajti raportimet dezinformata, derisa tha se Shtetet e Bashkuara do të prodhonin vetë sasi të madhe pajisjesh mjekësore.

Akuza të ngjajshme ndaj shteteve të Bashkuara kishin edhe Franca dhe Kanada. Këto dy vende kishin reaguar më parë për një politikë agresive të blerjes nga qeveria amerikane në betejën për maska gjatë epidemisë së korona virusit.