Shteti arrestoi gylenistët pasi ia dha Aeroportin dhe KEDS-in dhëndrit të Erdoganit

Shteti arrestoi gylenistët pasi ia dha Aeroportin dhe KEDS-in dhëndrit të Erdoganit

Në mënyrë krejtësisht të paqartë, të enjtën u arrestuan gjashtë drejtues të shkollës “Mehmet Akif” përfshirë, drejtorin e kësaj shkolle dhe katër punonjës në këtë shkollë plus një mjek turk.

Emrat e gjashtë të arrestuarve janë Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dhe për arrestimin e tyre nuk kanë informacion drejtuesit e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.

Por teksa shteti i Kosovës në mënyrë krejtësisht të paqartë ka arrestuar gjashtë shtetasit turq që janë pjesë e shkollës që presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, kishte kërkuar që të mbyllet pasi ai dyshon se janë të lidhur me Fetullah Gulen, kundërshtarin më të madh të Erdoganit.

Por teksa kërkesa e vazhdueshme e Erdoganit drejtuar shtetit të Kosovës që të mbyllte “shkollat e Gulenit” dhe gjithashtu të arrestonte drejtuesit e tyre është bërë realitet, shteti i Kosovës i ka dhënë në shfrytëzim dhëndrit të Erdoganit, rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike.

Korporata turke ku Kryeshef Ekzekutiv është dhëndri i kryeministrit të këtij vendi Rexhep Taip Erdogan ka blerë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike që tash njihet si KEDS.

Erdogan në Turqi është akuzuar nga partia më e madhe opozitare për keqpërdorim të autoritetit të tij si Kryeministër për dobi të “Çalik Holding”, ku kryesues është miku i tij Ahmet Çalik e Kryeshef Ekzekutiv i korporatës është dhëndri i tij Berat Albayrak.

“Çalik Holding”, ku dhëndri i Erdoganit Berat Albayrak është Kryeshef Ekzekutiv, e cila është në konzorcium me “Limak Holding”, ishte shpallur nga Qeveria e Kosovës si pronar i Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike.

Dy korporatat turke i kishin ofruar Qeverisë së Kosovës një shumë vetëm prej 26.3 milionë eurosh për blerjen e këtij aseti publik.

E njejta kompani e lidhur me ERdoganin ka fituar edhe koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës. Aeroporti i Prishtinës i është dhënë me koncesion konsorciumit turko-francez “Limak Çalik”, ku Kryeshef Ekzekutiv i korporatës është dhëndri i ERdoganit, Berat Albayrak.

Në anën tjetër, Erdogan qysh prej vitit 2010 kishte kërkuar në mënyrë të vazhdueshme mbylljen e shkollave që sipas tij janë me Fetullah Gulenin./Insajderi.com