Shteti detyron turqit  ta dëgjojnë Erdoganin edhe në telefonat e tyre

Shteti detyron turqit  ta dëgjojnë Erdoganin edhe në telefonat e tyre

Nëse një qytetar turk ka tentuar dje pas mesnate të telefonojë dikë, paraprakisht është dashur ta dëgjojnë presidentin e tyre Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka pasur një mesazh.

“Si president i juaj, ju uroj juve për 15 korrikun në ditën e Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar. Zoti të ketë mëshirë për martirët tanë dhe i uroj veteranëve tanë shëndet dhe mirëqenie”, thuhet në këtë incizim.

Para se lidhja me palën tjetër, telefonuesit  janë detyruar ta dëgjonin një incizim të presidentit me rastin e përvjetorit të parë të grushtit të shtetit të dështuar.

Kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK), Omer Fatih Sayan konfirmoi në një mesazh të publikuar në “Twitter” se ky ishte një mesazh i sponsorizuar nga shteti.

Televizioni “CNN Turk” njoftoi se ky mesazh filloi të shfaqet pas mesnatës në telefonatat që bëheshin nga telefonat celularë por pa saktësuar nëse ky mesazh dëgjohej edhe nga pala që telefonohej.

Por ky mesazh i Erdoganit nuk u shfaq më sot në mëngjes.