Shteti i Vuçiqit që përkrahë mercenaret e rrezikshëm, maltreton deputetin e moderuar serb

Shteti i Vuçiqit që përkrahë mercenaret e rrezikshëm, maltreton deputetin e moderuar serb

Shteti i Serbisë që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq vazhdon të maltretojë çdo kënd që kundërshton idetë e tij. Viktima e fundit e tyre është deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petkoviç. Ai është maltretuar dhe torturuar sot për orë të tëra në Merdar, raporton Insajderi.

Por vet lideri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i kishte dhënë përkrahje mercenarit serb të rrezikshëm, i cili i ndihmoi Rusisë për të luftuar në Ukrainë.

Vuçiq nuk nguroi as të fotografohet me mercenarin e rrezikshëm Dejan Vujiq i cili luftoi për Rusinë që ta aneksojë Krimenë.

Fotoja që dëshmon afërsinë e Vuçiqit me luftëtarët mercenarë serb

Deputeti Petroviç gjatë ditës së sotme ka sqaruar se është ndaluar në Merdare për katër orë të tëra duke u marrë në pyetje nga policia serbe dhe më pas edhe nga Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA).

Ai tha se u ndalua nga policia serbe kur ishte duke shkuar tek familjarët e tij në Beograd me motrën e tij. Tha se nuk u lirua deri sa u intervistua nga anëtarët e BIA-s të cilit sipas tij e pyeten rreth deklaratave të tij dhënë medieve.

“Unë jam i shokuar, nuk e di pse më mbajtën për katër orë, a ishte arrestim apo ndonjë gjë tjetër. Kjo është hera e parë që më ka ndodhur”, deklaroi ai.

Po ashtu Petroviç më pas iu ndalua që të futet në Serbi. Sipas asaj që shkruan Radion Kim, Petroviç u detyrua të kthehet në Graçanicë.

Por shteti serb kishte pasur sjellje krejt tjetër ndaj një mercenari që kishte luftuar në Ukrainë. Aleksandar Vuçiq që kishte qenë këshilltar i kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviq kishte qenë i afërt me mercenarët serb.

Ishte fotografuar me mercenarin Dejan Vujic i cili ka luftuar në Ukraine duke i ndihmuar Rusisë që të aneksojë Krimenë. Vujiç njihet si një nga mercenarët më famkeq në Ukraninë dhe ka bërë bujë në botë.

Kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, Petkoviç, njihet si nga serbët e moderuar në Kosovë. Ai kohë më parë ishte deklaruar kundër idesë së ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Kishte thënë se ideja për ndarjen e mundshme të Kosovës do të shkaktonte luftë. Ide të ngjashme kishte dhënë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vetëm se në vend të ndarjes e ka quajtur korrigjim të kufijve.

“Njëra ndër arsyet tjera se përse nuk mund të realizohet plani për ndarjen e Kosovës është se çdo ndryshim i territorit të Kosovës dërgon në një konflikt”, kishte thënë Petroviç.

Lidhur me maltretimin e tij në kufi ka reaguar Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. Në njoftimin për media, Qeveria thotë se veprimet e tilla kanë qenë edhe në të kaluarën ndaj komunitetit serb dhe në veçanti ndaj atyre që punojnë në institucionet e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranaur sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar deputeti i Republikës së Kosovës, z. Slobodan Petroviq, nga policia serbe, pa asnjë arsye dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyerjeve nga autoritetet serbe”, thuhet në reagimin e dërguar nga  Qeveria e Kosovës.

/Insajderi.com

Qeveria e Kosovës reagon ndaj keqtrajtimit në kufi të deputetit nga policia serbe