Shteti Islamik emëron udhëheqësin e ri

Shteti Islamik emëron udhëheqësin e ri

Shteti Islamik ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj Abu Bakr al-Bagdadi, disa ditë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se lideri terrorist ishte vrarë gjatë një sulmi ushtarak amerikan në Siri.

Agjensia e lajmeve Amaq e grupit militant tha që Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi është emëruar udhëheqësi i ri i Shtetit Islamik. Ai konfirmoi gjithashtu vdekjen e zëdhënësit të ISIS-it, Abu Hassan al-Muhajir, i cili zyrtarë amerikanë thanë se u vra në një operacion në Jarablus, pranë kufirit të Sirisë me Turqinë, që u krye një ditë pas operacionit kundër liderit Bagdadi.

Operacioni ushtarak kundër Bagdadit u zhvillua të Shtunën.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë thënë se sulmi ndaj Bagdadi ishte planifikuar për muaj me rradhë pas një mbikëqyrjeje intensive, inteligjencës njerëzore dhe së fundmi, pasi u paraqit mundësia e duhur.

Gjenerali Kenneth F. McKenzie, komandanti i Komandës Qendrore Amerikane i cili mbikëqyri operacionin, u tha gazetarëve se ai i dha ekipit urdhërin për fillimin e operacionit në orën 9 të mëngjesit të shtunën, pasi kishte informuar plotësisht presidentin.

Pastaj ekipi i operacioneve speciale organizoi sulmin përfundimtar nga Siria, duke fluturuar në vendndodhjen e Bagdadit në Barisha, pranë kufirit turk, të shoqëruar me dronë, helikopterë dhe avionë luftarakë, tha ai.