Shteti që ka fituar më së shumti medalje në PyeongChang 2018

Shteti që ka fituar më së shumti medalje në PyeongChang 2018

Gjermania është shteti që ka fituar më së shumti medalje të arta deri tani në Olimpiadën dimërore “PyeongChang 2018”. Kurse, sa i përket totalit, ekipi olimpik me më së shumti medalje është Norvegjia.

Gjermania, që në total në LOD në PyeongChang ka gjithsej 156 atletë [95 prej tyre meshkuj dhe 61 femra], kryeson me totalin e medaljeve të arta të fituara, shkruan Insporti

Në total Gjermania ka fituar 9 medalje, ku 5 prej tyre janë të arta, 2 të argjendta dhe dy të bronzta.

Por, është Norvegjia që ka fituar më së shumti medalje – gjithsej 11 – ku tri prej tyre janë të arta, tri të bronzta dhe 5 të argjendta.

Sa i përket numrit të medaljeve në total, pas Norvegjisë vijnë Holanda e Kanadaja, me nga 10 sosh. Katër të arta i ka fituar Holanda, krahasuar me tri të Kanadasë, derisa kanë numër të barabartë të medaljeve të argjendta.

Te ekipi i Gjermanisë, Laura Dahlmeier kryeson me dy të arta në biatlon, Arnd Peiffer [i artë në biatlon], Natalie Geisenberger e artë në rrëshqitje me sajë dhe Andreas Wellinger i artë në kërcim me ski.

Top 10-shen e listës së numrit të medaljeve e kompletojnë Shtetet e Bashkuara, Franca, Suedia, Austria, Italia dhe nikoqiri i kësaj Olimpiade, Koreja e Jugut. /Insporti.com