Shteti që s’e ka njohur Kosovën, përkrahë anëtarësimin në INTERPOL

Anëtarësimi ose jo i Kosovës në INTERPOL, pritet të vendoset shumë shpejt.

Delegacioni kosovar ka lobuar gjatë ditëve të fundit, megjithatë ende nuk dihet nëse votat janë siguruar.

Insajderi merr vesh që Paraguaji  përkundër se nuk e ka njohur Kosovën, pritet të votojë pro anëtarësimit në INTERPOL.

Asambleja e kësaj organizate vetëm ka nisur, kurse sekretari i Interpolit, ka akuzuar Serbinë për shantazh. /Insajderi.com