Shteti synon të blejë 2 mijë e 100 pije energjike RedBull për nevojat e institucioneve

Shteti synon të blejë 2 mijë e 100 pije energjike RedBull për nevojat e institucioneve

Skandali i Agjencisë Qendrore të Prokurimit për blerjen e prodhimeve serbe, pavarësisht se qeveria e Kosovës para dy muajsh vendosi taksën prej 100% për prodhimet nga ky vend, përfshin blerjen edhe të pijeve energjike për inistucionet.

Tek specifikacionet e njoftimit të kontratës, AQP ka kërkuar 2 mijë e 100 pije RedBull për nevojat e institucioneve në emër të të cilave kryen blerjet, shkruan Insajderi.

Në tenderin 23.5 milionë euro, ndër të tjera ka kërkuar edhe artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta”.

Pas këtij skandali ka reaguar edhe kryeminsirt Ramush Haradinaj dhe Ministri I tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

Të dy kanë praalajmëruar masa ndaj personave që kanë përgjegjësi për hapjen e tenderit që është në kundërshtim me vendimin e qevenerisë për taksën 100% ndaj produkteve serbe që është marre në muajin nëntor.

Lexo më gjerësisht për këtë temë:

AQP hap tender 23 milionë euro për blerje të produkteve serbe edhe për kundër taksës 100%

Haradinaj reagon për skandalin e AQP-së: Paralajmëron procedurë penale ndaj personave përgjegjës

Shala: Do të marrim masa radikale kundër atyre që favorizojnë produktet serbe

Vendimi shtetëror që shfuqizon taksën kundër Serbisë, favorizon Plazman dhe dëmton prodhuesit vendor

Reagon kompania “MEKA” për tenderin e AQP-së për të blerë produkte serbe