Shtetrrethim në Shkup, gjithçka gati për arritjen e zyrtarëve të rajonit

Masat e sigurisë janë ngritur në shkallën e parë, policia i kontrollon të gjithë, mbi qytet fluturojnë helikopterët.

Shtetrrethim në Shkup, gjithçka gati për arritjen e zyrtarëve të rajonit

Në qytet trafiku po zhvillohet sipas regjimit të posaçëm, kontrollet policore janë shumë të ashpra, ndërsa gjatë gjithë kohës helikopterët fluturojnë mbi qytet.

Sot në Shkup masat e sigurisë janë ngritur në shkallën e parë të gatishmërisë për shkak të mbajtjes së takimit të sotëm në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni dhe pranisë së numrit të madh të presidentëve, kryeministrave dhe zyrtarëve  të lartë evropian, transmeton Insajderi.com.

Takimi do të fillojë pasdite në hotelin “Aleksandar Palace”, derisa marrin pjesë presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitanoviq, e cila ka arritur në Shkup dje, ai i Sllovenisë Borut Pahor, i Kosovës Hashim Thaçi, i Shqipërisë Ilir Meta, i Malit të Zi Filip Vujanoviq, kryesuesi i Kryesisë së Bosnjes dhe Hercegovinës Bakir Izetbegoviq, si dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Procesi Brdo-Brioni për herë të parë është mbajtur në vitin 2013 në iniciativën e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë në Bërdo afër Kranjit në Slloveni. Takimin në Shkup do ta përcjellin 156 përfaqësues të akredituar të medieve, 116 nga Maqedonia dhe 40 nga bota e jashtme./Insajderi.com.