Shtohet numri te Inter – Hakimi pozitiv me Covid 19

Shtohet numri te Inter – Hakimi pozitiv me Covid 19

Klubi i Inter, është goditur edhe njëherë nga pandemia Covid 19 gjatë ditës së mërkurë, kur ka kuptuar se mbrojtësi anësor, Hakimi, është lojtari i radhës i infektuar me Covid 19.

Njoftimin për infektimin e tij e ka bërë vet klubi I Inter, që ka thënë se lojtari do të jetë i izoluar të paktën 10 ditë, para se ai të jetë i gatshëm të paraqitet në stërvitje, transmeton Insajderi.

Tek Interi deri më tani kanë rezultuar pozitivë me coronavirus edhe Alessandro Bastoni e Radja Nainggolan por të cilët janë shëruar.

Derisa ende mbeten pozitivë me coronavirus Ashley Young, Roberto Gagliardini, Ionut Radu dhe Milan Skriniar./Insajderi.com.