Shtrengatë e fuqishme në plazhin e Velipojës, pushuesit i kap paniku

Shtrengatë e fuqishme në plazhin e Velipojës, pushuesit i kap paniku

Një shtrëngatë e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta, shi dhe bubullima, ka përfshirë mbrëmë Velipojën.

Shtrëngata që ka filluar rreth orës 23:50 minuta ka zgjatur rreth 1 orë, duke shkaktuar panik tek pushuesit.

Si pasojë e erërave të fuqishme është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa janë rrëzuar edhe lisa dhe pemë duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Banorë të këtushëm thonë për Ekonomia Online se një shtrëngatë e tillë nuk mbahet mend në 5 dekadat e fundit.

Mot i vranët me reshje dhe erëra po mbretëron edhe gjatë ditës së sotme. Plazhet tashmë janë gjysmë të zbrasura/EO.