Shtyhen dy fluturime në aeroportin e Prishtinës

Shtyhen dy fluturime në aeroportin e Prishtinës

Autoriteti i Aviacionit Civil, ka njoftuar se dy fluturime janë shtyer si pasojë e problemeve teknike.

Fluturimi i kompanisë ajrore ‘TUI Fly’ në arritje nga Aeroporti Basel-Mulhouse, ka pasur probleme pas aterimit si pasojë e goditjes me shpezë.

Ky fluturim është paraparë të niset për në Basel në ora 2:45 të mëngjesit por është shtyer për në orën 6:27 pas sanimit të problemit.

Edhe një fluturim tjetër është shtyer si pasojë e një problemi teknik. Bëhet fjalë për aeroplanin e kompanisë ‘Onur Air’ me destinacion në Anatali, ku për shkak të një problemi teknik nuk është nisur në kohën e paraparë, 3:30.

Ekipi i kësaj kompanie është duke e trajtuar problemin edhe më tutje.