
Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtyjë edhe për dy javë të tjera regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare e banesave në komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës.
Këto komuna nuk kishin marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë që u bë në Kosovë në vitin 2011.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, dhe siç njofton Klan Kosova, kryeministri Isa Mustafa e ka arsyetuar vendimin për shtyrje për shkak të disa problemeve teknike./Insajderi.com