Shtyhet seanca e Kuvendit për nesër në orën 10:00

Shtyhet seanca e Kuvendit për nesër në orën 10:00

Me kërkesë të kryeparlamentares Vjosa Osmani është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës për nesër në orën 10:00, njofton Insajderi.

Ky vendim erdhi pasi që në vazhdimin e seancës ishin të paraqitur për të folur edhe 22 deputetë të tjërë, dhe në këto kushte Osmani kërkoi që kjo seancë të vazhdohet për nesër.

“Propozimi im është që të shtyhet seanca për nesër. Jemi këtu nga ora 14:00 dhe s’ka pasur mundësi të dezinfektimit profesional”.

Kjo seancë, në të cilën ishte i ftuar kryeministri Avdullah Hoti që të raportojë për pandeminë Covid-19, është përcjellë me debate të ashpra dhe akuza të shumta mes deputetëve të LDK-së dhe VV-së, për atë se kush ishte fajtor për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus./Insajderi.com