Seanca e cila filloi me gjysmë ore vonesë, ndaj Murat Jasharit dhe anëtarëve të tjerë të grupit “S" />

“Syri i Popullit” – Gjykata sot mori një vendim

“Syri i Popullit” – Gjykata sot mori një vendim

Seanca e cila filloi me gjysmë ore vonesë, ndaj Murat Jasharit dhe anëtarëve të tjerë të grupit “Syri i Popullit”, është shtyrë.

Arsyeja për shtyrjen e seancës është shtyrë pasi që i akuzuari Bajrush Komjusha ka munguar. Seanca e radhës është caktuar për datën 11 prill, shkruan Insajderi.

Avokatja e Murat Jasharit, ka propozuar që klienti i saj të mos ftohet më në seancë pas thotë se nuk ka më përgjegjësi penale.

Por kundër kërkesës së avokates është kundërpërgjigjur prokurori Sylë Hoxha.

Hoxha ka thënë se në bazë të bazë të shkresave të ekspertëve Jashari është në gjendje ta përcjellë seancën, shkruan Insajderi.

Ndërsa një përgjigje përfundimtare ka dhënë trupi gjykues. Ata kanë refuzuar kërkesën me arsyetimin se ai duhet të jetë i pranishëm në seancë./Insajderi.com