Shtyhet seanca për Nasim Haradinajn

Shtyhet seanca për Nasim Haradinajn

Është shtyrë paraqitja para Gjykatës Speciale e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, i cili po akuzohet për “pengim të drejtësisë”.

Seanca e paralajmëruar për sot, u shty për 18 dhjetor, duke filluar nga ora 14:00.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar për këtë shtyrje, transmeton Insajderi.

“Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Naim Haradinaj e Hysni Gucati janë të ngarkuar em akuza nga data 7 deri më 25 shtator.

“Publikimi” i disa dokumenteve konfidenciale të Gjykatës Speciale u bë shkak që me urdhër-arrest forcat e EULEX-t ta arrestonin Haradinajn e Gucatin.. /Insajderi.com