Për 14 prill është shtyrë seanca ndaj Albulena Haxhiut, Pal Lekajt, Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu, që akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi avokatët mbrojtës thanë se nuk kanë marrë provat e nevojshme.
Kështu, gjyqtarja, Fatime Dermaku e shtyu këtë seancë.
Të akuzuarit kërkojnë që sa më shpejtë të përfundojë ky proces.
Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim. /Insajderi.com