Se takimi i paraparë për të hënën është shtyrë për një datë të pacaktuar, ka lajmëruar në Twitter vetë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Nuk do të ketë takim të hënë mes palës kosovare e asaj serbe në Bruksel, ashtu siç ishte paraparë, njofton Insajderi.
Arsyen për shtyrjen e takimit të së hënës e ka dhënë i dërguari i posaçëm për dialogun i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Ai ka shkruar në Twitter se “për shkak të kujdesit të shtuar lidhur me COVID-19, takimi për Dialogun i vendosur për të hënën e javës tjetër është shtyrë”./Insajderi.com
Out of abundance of caution related to COVID19, the Dialogue meeting scheduled for Monday next week will be postponed.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 25, 2020